Këngëtari shqiptar e pranon: Sot jam veshur me rrobat e bashkëshortes

0

Mbrëmjen e kaluar në emisionin Soiree mes të ftuarve ishte edhe këngëtari Genc Salihu, së bashku me vëllanë e tij, Arbër Salihu, i cili gjithashtu është një këngëtar i talentuar. Madje, Genci tha gjatë intervistës se Arbëri është këngëtar më i mirë se ai.

Veç talentit në muzikë, vëllezërit Salihu janë konsideruar si artistë me stil në paraqitje. Të pyetur se cili prej tyre ka më shumë stil, Genci e pranoi se nuk e konsideron veten aspak me stil, madje edhe rrobat ia merr bashkëshortes së tij, Kaltrinës.

“Unë jam krejtësisht pa stil, komplet! Ndërsa Arbëri është e kundërta. Ky ka super stil. Plus edhe Kaltrina, gruaja ime, është njësoj. Për shembull këto (pantallonat) janë të Kaltrinës, këto (çorapet) janë të Arbërit, kjo (bluza) është e Kaltrinës. Këto (syzet) janë të miat, 5 euro në Ulqin para 10 viteve”, -është shprehur Genc Salihu.

Sa u përket gjërave që dy vëllezërit nuk pëlqejnë te njëri-tjetri, Arbëri ka thënë se Genci nuk i pranon kritikat, ndërsa Genci nuk bëri kritikë, por i dha një këshillë. Ai tha se Arbëri nuk e di vërtet sa këngëtar i talentuar është dhe nuk duhet të mendojë kaq shumë, por të relaksohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu