Ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, u arrestua diten e sotme së bashku me anëtarë të tjerë të partisë së tij. Reuters shkruan se Borisov u arrestua pas hetimeve të prokurorisë evropiane lidhur me keqpërdorimin e fondeve të ndihmës së BE.
“Një operacion i madh është duke u zhvilluar në lidhje me 120 raste të Zyrës së Prokurorit Publik Evropian në Bullgari… Bojko Borisov… është arrestuar,” tha ministria e brendshme në një deklaratë.
Së bashku me ish-kryeministrin konservator të Bullgarisë, autoritetet arrestuan gjithashtu ish-ministrin e tij të financave Vladislav Goranov, ish-kryetaren e komisionit parlamentar të buxhetit Menda Stoyanova dhe ish-shefen e shërbimit të shtypit të qeverisë Sevdalina Arnaudova.
“Askush nuk është mbi ligjin!” Kryeministri i ri energjik i Bullgarisë Kiril Petkov postoi në faqen e tij zyrtare në Facebook të enjten në mbrëmje.
Operacioni vjen pas një vizite në Sofje të mërkurën dhe të enjten nga kryeprokurorja evropiane Laura Kovesi. Ajo vlerësoi vendosmërinë, udhëheqjen dhe vizionin bindës të Petkov për luftën kundër korrupsionit.