Kërcënohet familja e Klea Gjatës, e dashura e Laert Haxhisë

0

Një prej të arrestuarve në kuadër të operacionit “Kurrë mos harro”, ku u zbërthye banda e Laert Haxhisë, ishte edhe e dashura e tij Klea Gjata.

Kjo e fundit mësohet se është kërcënuar nga familjarët e viktimave.

Ka qenë avokati i saj, Detar Hysi që ka thënë se Gjata dhe familja e saj janë kërcënuar pas publikimit të lajmeve gjatë ditës së djeshme.

“Nuk ka verifikim dhe konfirmim thëniesh të një të penduari për 3 dite, të merren masat ligjore per sigurimin e jetes se qytetareve” –ka thënë Hysi.

Klea Gjata është mes 12 të arrestuarve në kuadër të operacionit, ku u zbardhen 16 ngjarje kriminale, mes tyre 6 vrasje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu