Kërcënoi dy vëllezër me kaçavidë dhe i vodhi makinën, arrestohet shqiptari në Itali

0

Një 27 vjeçar shqiptar është arrestuar në Perugia të Italisë ku vodhi një makinë, duke kërcënuar me kaçavidë dy vëllezër dhe më pas tentoi të arratisej.

I riu shqiptar ka sulmuar dy persona në parkingun e një qendre tregatre dhe u ka kërkuar që të zbrisnin nga makina. Pasi ka marrë makinën, shqiptari është arrstisur nga qendra tregtare por nuk ka zgjatur shumë arratisja e tij pasi makina ishte e pajisur me një sistem përgjimi GPS.

Pasi policia gjurmoi vendndodhjen e makinës, arrestuan të riun i cili më pas u dërgua edhe në spital ku mori trajtimin mjekësore për dëmtimet që kishte marrë pas përplasjes fizike me dy vëllezërit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu