Kërcënoi gjyqtaren Anila Karanxha, merret vendimi për Andi Lekën

0

Gjykata e Tiranës lë në burg, të riun Andi Leka, i cili dy ditë më parë kërcënoi gjyqtaren Anila Karanxha. Kjo e fundit është pajisur me urdhër-mbrojtje nga policia.

Tre ditë më parë u arrestua i riu Andi Leka pranë Komunës së Parisit, pasi ishte shpallur në kërkim për kërcënimin e gjykatëses Anila Karanxha.

Arrestimi i tij është bërë në mes të rrugës nga Policia dhe ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Njoftimi i policisë Tiranë në datë 22 korrik:

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, si rezultat e një pune të mirëorganizuar, tek “Komunq e Parisit” kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit e shtetasit A. L., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”, për veprime të metejshme hetimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu