Një kërcënim me armë zjarri ka ndodhur brenda familjes në Kavajë. Mësohet se Besian Dedej ka nxjerrë armën dhe ka kërcënuar bashkëshorten e tij me jetë, ndërsa kjo e fundit ka mundur që t’i shpëtojë nga duart dhe të telefonojë Policinë e Kavajës.
Por deri në momentin që uniformat blu kanë mbërritur në banesën e saj, Dedej, autori është arratisur. Aktualisht policia është vënë në ndjekje të tij.