Kërcënoi shqiptarët dhe malazezët se do t’u priste kokën, ‘fashistja’ serbe e pëson keq

0

Opinioni malazez dhe ai shqiptar në Mal të Zi janë tronditur nga një video e shfaqur në rrjetet sociale, ku një shtetase e quajtur Natalija Nileviç 26 vjeç, me flamurin serb në sfond, lëshon disa deklarata kërcënuese ndaj shqiptarëve dhe malazezëve. Mediat vendase e cilësojnë 26-vjeçaren si ‘fashiste’.

Ajo tha: Unë do t’ju djeg të gjithë, sepse jeni i çmendur…Do ju pres të gjithëve kokat.
Ndërkohë ditën e sotme ajo u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Mal të Zi, sepse kërcënimet e saj në rrjetet sociale u cilësuan si “nxitëse të urrejtjes dhe intolerancës fetare dhe kombëtare”. Kujtojmë se Mali i Zi prej muajsh ka një situatë të tensionuar entike, sidomos me elementit pro-serb dhe atij anti-serb të Malit të Zi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu