Kërcënonte dhe përndiqte të renë në rrjetet sociale, arrestohet 28-vjeçari nga Tirana

0

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Threat”, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Kompjuterik.

Kanosi dhe përndoqi në rrjetet sociale një shtetase, të cilën e kishte goditur me biçikletë, vihet në pranga 28-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kompjuterik në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja L. S., se një shtetas e kishte goditur me biçikletë dhe më pas e kishte kanosur dhe ofenduar në rrjete sociale, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Threat” u ndalua shtetasi:

– R. M., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Pas verifikimeve të kryera nga specialistët e Krimit Kompjuterik ka rezultuar se ky shtetas, më datë 28.07.2022, ka goditur me biçikletë shtetasen L. S. dhe më pas i ka dërguar mesazhe ofenduese dhe e ka kanosur atë, nëpërmjet llogarive false në rrjetet sociale.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu