Kërcënonte vlonjaten për para/ Arrestohet 24-vjeçari

0

Një vajzë nga Vlora është kërcënuar vazhdimisht në periudha të ndryshme kohore nga një 24-vjeçar nga Tirana. Burimet zyrtare bëjnë me dije se i riu kërcënte vajzën nga vlora për dhënie të pasurisë, ndërsa ka arritur t’i marrë një sasi parash.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Ndalohet 1 shtetas, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë dhe Forcën Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. R., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi shtetasja E. Gj. ka bërë kallëzim se në periudha të ndryshme kohore, nëpërmjet shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, shtetasi E. R. i ka marrë një sasi lekësh.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu