Do festonte 30-vjetorin, por u hodh nga Sanatoriumi e ndërroi jetë. Dedikimi prekës i nënës për djalin

0

Xhino Koça do të mbushte 30 vjeç, por fatkeqësisht ai nuk jeton më.

Familja e tij ka vendosur që ta kujtojnë në një mënyrë të veçantë për 30-vjetorin e lindjes.

Nëna e tij, stilistja e njohur, Lira Koça ka bërë një postim në Instastory, ku shkruan: “Data 5 mars është një nga datat e shënuara për familjen tonë. Çdo prag 5-marsi ne bëheshim gati të festonim ditëlindjen e të voglit të shtëpisë, Xhinos.

Këtë vit është ditëlindja e 30-të e djalit tonë. 30 pëllumba dhe 30 tullumbace të bardhë do të lëshohen drejt qiellit, duke u kthyer në simbol të përqafimit tonë për Xhinon”.

Xhino Koça ishte shtruar në spitalin e Sanatoriumit pas infektimit me Covid-19, por vendosi që t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit.

Arsyet që e shtynë të merrte këtë veprim kanë mbetur mister, pasi ai ishte drejt shërimit nga virusi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu