Kërcënuan biznesmenin në Cërrik të tërhiqej nga tenderi, gjykata jep vendimin për 3 autorët

0

Ditën e sotme, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka zhvilluar seancën për masën e sigurisë për 3 të arrestuarit që kërcënuan biznesmenin në Cërrik të tërhiqej nga tenderi që fitoi në bashkinë e Tiranës.

Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç, të tre banues në Tiranë, janë individët e arrestuar.

Gazetarja e Infoweb Media, Entela Duka, bën me dije se Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Edmir Boçi 37 vjeç, dhe Algert Alcani ndersa për Shaqir Alcanin u vendos masa e sigurisë arrest në shtëpi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu