Kërcet arma në qytetin shqiptar. Polici nxjerr pistoletën dhe plagos dy persona

0

Një zyrtar i policisë së Kosovës në Dragash ka plagosur dy persona si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj thotë se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje personale mes 3 personave të përfshirë në vengjarje.

“Për rreth orës 16:40 në fshatin Glloboçicë të Dragashit pas një mosmarrëveshjeje janë plagosur me armë dy qytetare nga një polic. Pas trajtimit mjekësor është vërtetuar se plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën”, tha Osmanollaj.

I pyetur nëse krimi është kryer me armën e shërbimit, Osmanollaj thotë se nuk është informacion i vërtetuar.“Ende nuk kemi informatë, por jemi në vendin e ngjarjes,” tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu