61-vjeçari Michael Nance, është dënuar për vrasjen e të zotit të makinës së rrëmbyer pas një grabitje të dështuar të bankës.
Gjykata e Lartë vendosi të enjten se një i dënuar me vdekje në Georgia mund të vdiste me pushkatim, në vend të injektimit me një solucion vdekjeprurës. 61-vjeçari Michael Nance, është dënuar për vrasjen e të zotit të makinës së rrëmbyer pas një grabitje të dështuar të bankës. Por i dënuari insiston se vdekja me injeksion fatal është “e papërshtatshme” prandaj kërkon atë me skuadër pushkatimi.
Nance argumentoi se venat e tij janë “rëndë” dhe ka të ngjarë të “fryhen” gjatë injeksionit, duke shkaktuar “dhimbje dhe djegie të forta”.
Nance, i cili u dënua për vrasje në 1997 për të qëlluar një shofer pasi grabiti një bankë, në vend të kësaj donte të vdiste me pushkatim. Pavarësisht se është, në të vërtetë, një metodë më groteske ekzekutimi, skuadra e pushkatimit po përjeton një rigjallërim në SHBA, pasi dhe Karolina e Jugut aktualisht planifikon të vrasë Richard Moore me një plumb në zemër, që do të shënonte herën e parë një skuadër pushkatimi është përdorur në vend që nga vrasja e Ronnie Gardner në Utah në 2010.