Kërkohej në Kosovë për trafikim personash/ Arrestohet në Durrës 47-vjeçari (EMRI)

0

Një 47-vjeçar, shqiptar i Kosovës, është arrestuar ditën e sotmen në qyteti ne Durrësit.

Mësohet se në pranga ka rënë Dodë Rica, i cili akuzohet në Kosovë për trafikim personash. Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim personash”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi. Mësohet se Rica është pronar i një lokali nate në Prishtinë.

 

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni kundër Trafiqeve, të DVP Durrës, kapën në lagjen nr.13 dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Dodë Rica, 47 vjeç, i lindur në Mirditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu