Kërkohej në Sarandë për trafik droge/ Kapet në Selanik 32-vjeçari

0

Policia greke ka arritur të kapë në Dhiavata të Selanlikut të kërkuarin të Interpol, Adritak Xhini.

Policia greke ka bërë me dije se 32-vjeçari nga Ksamili kërkohej në Shqipëri për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim, gjatë fazës 1 prill 2019 – 23 prill 2020.

Në 1 prill 2019, ai u shpall në kërkim nga policia e Sarandës pas sekuestrimit të një çante me 22 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek, në vendin e quajtur “Likojani” në Konispol. Gjatë atij operacioni u arrestuan dy transportues nga Bërzhita e Tiranës dhe Polisi i Librazhdit, ndërsa u shpall në kërkim Xhini dhe shtetasi D. A.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu