Kërkohej për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, arrestohet Ermir Tufa

0

Ermir Tufa, një nga personat e dyshuar qe ka marrë pjese në vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier, rreth 3 vite më parë ka përfunduar me pranga. Tufa është arrestuar në zonën e Fushë Krujës.

Pritet që në vijim policia të japë informacione për arrestimin e Tufës dhe detaje për operacionin e arrestimit te tij. Kastrati u ekzekutua më 1 shkurt 2020, pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier.

Ai u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës.

Dyshohet se ngjarja lidhet me një pëprlasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, par shkak të përfshirjes së vëllait  të tij, Klementit Kastrati në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu