Është shtyrë sërish seanca në Gjykatën e Elbasanit ku Dritan Dajti kërkon lirinë.
Seanca e radhës do të zhvillohet në datë 23 korrik, në orën 13:30.
Seanca u shty pas kërkesës se Dritan Dajtit për të depozituar provat e tij para gjykatës dhe për të marrë në shqyrtim provat e depozituara tashme nga prokuroria
Gjatë seancës së sotme u mundësua videokonferencë nga ku Dajtu u shpreh:
Kam marrë njoftime të njëpasnjëshme nga gjykata për zhvillimin e kësaj seance. Asnjë njoftim i ngjashëm me të parin. Gjykata herë më thërret dhe herë kërkon videokonferencë. Gjykata të tregojë korrektësi në njoftimet e saj dhe unë të kem drejtësinë e munguar. Gjykata ka marrë parasysh urdhrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve edhe pse ky institucion nuk është palë në këtë proces. Ligji parashikon pjesëmarrje të palës mbrojtëse, prokurorit dhe palës se interesuar (pra unë). Nëse ju nuk më pranoni në gjykatë, në të ardhmen prokurorit i lind e drejta ta cilësojë procesin e pavlefshëm. Kërkoj mendimin e prokurorit të deklaruar. Pranon prokurori këtë mënyrë gjykimi që keni vendosur ju, pa praninë time?