Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

0

Gjykata e Lartë vendosi të rrëzojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Gjykata e Lartë vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 13 (87-2025-85), datë 13.03.2025, te Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në orën 12:00, trupa e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me relatore gjyqtaren Albana Boksi u mblodh për të dëgjuar argumentet, pjesë e ankimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenëve, kundër masave të sigurisë të vendosura nga Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohen nga SPAK se ndërtuan një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.