Kërkoi vd’ekjen e kryeminsitrit Starmer në protestat në Londër, policia në kërkim të autorit

0

BRITANI E MADHE- Policia britanike është në kërkim të një burri i cili bëri thirrje për vrasjen e kryeministrit Keir Starmer gjatë protestës “Bashkoni Mbretërinë” në Londër të shtunën. Burri tha para kameras se “Starmer duhet të vritet” dhe “dikush duhet ta qëllojë Starmerin”.

Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha: “Jemi në dijeni të një videoje që qarkullon në mediat sociale. Oficerët po hetojnë dhe hetimet janë duke vazhduar për të identifikuar një burrë.”

Policia vlerëson se midis 110,000 dhe 150,000 njerëz morën pjesë në protestën anti-imigracion, të organizuar nga aktivisti Tommy Robinson. Një ministër madje pranoi se protesta ishte një “thirrje zgjimi” për qeverinë.

Një total prej 26 oficerësh policie u plagosën në përleshjet gjatë të cilave u qëlluan me armë. Policia Metropolitane tha të dielën se 24 persona ishin arrestuar për vepra penale, duke përfshirë sulm të thjeshtë dhe çrregullime të dhunshme.