Kërkojnë paga më të larta dhe kushte më të mira pune, mësuesit në Iran ‘shpërthejnë’ në protesta

0

Qindra mësues janë duke protestuar në më shumë se 50 qytete iraniane, duke kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira të punës.

Në disa raportime është thënë se mësuesit kanë protestuar në kryeqytetin iranian, Teheran, më pas në Isfahan, Shiraz, Mashhad, Rasht, Qom dhe qytete tjera afër shtetit.

Në raportime është thënë edhe se të paktën tre protestues janë ndalur.

Mësuesit është thënë se kanë kritikuar atë që e kanë konsideruar si “indiferencë ndaj edukimit”, derisa të tjerët kanë bërë thirrje për lirimin e kolegëve.

Protestuesit kanë kërkuar që Qeveria të veprojë më shpejt në krijimin e një sistemi të planifikuar të vlerësimit të mësuesve, bazuar në përvojën dhe performancën e tyre.

Në disa pamje të publikuara, janë parë mbishkrimet si “Nëse zvogëlohet përvetësimi, problemet tona do të zgjidhen!”, “Ne dëgjojmë vetëm premtime, ne nuk shohim drejtësi” dhe “Parlament jokompetent, turp për ju”.

Mësuesit kanë mbajtur disa protesta në javët e fundit.

Forcat e sigurisë janë përgjigjur ndonjëherë me taktika të ashpra dhe kanë arrestuar disa protestues.

Protestat janë duke u mbajtur në kohën e rritjes së inflacionit dhe ndikimit të sanksioneve amerikane në ekonominë e Iranit.

Muajin e kaluar, Parlamenti i Iranit ka miratuar një legjislacion për rritjen e pagave të mësuesve, pas disa ditë të protestave kombëtare dhe grevës, që ka ndikuar në sistemin e edukimit të këtij shteti.

Masat që janë miratuar nga ligjvënësit më 15 janar garantojnë se mësuesit do të fitojnë rreth 80 për qind të pagës së profesorëve universitarë.

Ministri iranian i Edukimit, Yousef Nouri, është zotuar se ligji do të zbatohet pas miratimit, ani pse ai është prezantuar disa herë aty, ka thënë agjencia e lajmeve, IRNA. /REL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu