Kërkojnë ta varin! Familjarët e Mateos kontrollojnë çdo makinë policie për vrasësin

0

Familjarët e Mateos Vasiut, 8-vjeçarit që u vra dhe u gropos nga Klodian Çalamani duan të shohin me çdo kusht vrasësin e të voglit. Ata ndodhen në dyert e Gjykatës së Fierit dhe kontrollojnë çdo makinë policie.

Sytë e tyre janë nga makinat e Policisë së Shtetit, të cilat presin që nga momenti në moment të sjellin në Gjykatë Çalamanin.

Familjarëve u janë bashkuar edhe qytetarë të thjeshtë të Fierit, që nuk kanë asnjë lidhje familjare me viktimën, por kanë shkuar aty për t’i mbështetur të afërmit e Mateos dhe për tu solidarizuar me ta.