Familjarët e Mateos Vasiut, 8-vjeçarit që u vra dhe u gropos nga Klodian Çalamani duan të shohin me çdo kusht vrasësin e të voglit. Ata ndodhen në dyert e Gjykatës së Fierit dhe kontrollojnë çdo makinë policie.
I gjithë qyteti i Fierit është në këmbë përballë Gjykatës së qytetit, aty ku pritet të vijë autori i krimit Klodian Çalamani. Familjaërt, fqinjët, të moshuarit e qytetit dhe bashkëmoshatarët e të miturit janë mbledhur përreth ambienteve të gjykatës në pritje të Çalamanit.





