Kërkonte favore seksuale, i doli AUDIO-PËRGJIMI! KPK shkarkon gjyqtarin e Gjirokastrës

0

TIRANË– Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi është shkarkuar nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit.

Gjyqtari, i pezulluar prej vitit 2016 pas publikimit të një audio-skandali, u shkarkua nga KPK. Procesi i tij i vetingut u krye nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Tonci Petkovic. Gjatë seancës dëgjimore Boçit iu kërkuan shpjegime më së shumti për një audio-regjistrim sipas të cilit ai kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të ndihmës për një çështje dhe për një apartament në Tiranë në pronësi të bashkëshortes, pasuri për të cilën ajo deklaron se zotëron ½-ën të trashëguar nga babai i saj i ndjerë.

Boçi mohoi të ishte zëri i tij në audio dhe këmbënguli se ishte viktimë e presioneve. Guximtar Boçi e ka nisur karrierën e tij në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar si gjyqtar dhe kryetar gjykate në Gjirokastër.

Në vitin 2016, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, KLD e shkarkoi Boçin nga detyra e kryetarit të Gjykatës dhe e pezulloi atë si gjyqtar, pas publikimit të një audioje në emisionin “Stop”, ku ai akuzohej se kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendimi gjyqësor. Në vitin 2017, prokuroria e pushoi procedimin penal ndaj Boçit dhe një vit më vonë ai fitoi pafajësinë me vendim të Gjykatës së Apelit të Vlorës. Boçi ka kërkuar prej asaj kohe rikthimin në sistemin gjyqësor, por Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka rrëzuar kërkesat e tij.

Boçi njihet pas skandalit seksual të bërë të ditur nga emisioni ‘Stop’. Falë audio përgjimit u zbulua se ai kërkonte favore seksuale klienteve. Boçi deklaroi se materiali është i manipuluar dhe se ai nuk i kishte bërë ato biseda, madje ka mohuar edhe njohjen me qytetaren që ka bërë përgjimin. Pavarësisht pretendimeve të Boçit, mbi bazën e materialeve të transmetuara në emisionin “STOP”, Këshilli i Larte i Drejtësisë vendosi ta shkarkoje atë nga detyra si gjyqtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu