KESH përditëson situatën e liqeneve në Kaskadën e Drinit/ Ja si duket gjendja

0

Korporata Energjitike Shqiptare ka bërë ditën e sotme një përditësim të situatës në liqenet e kaskadës së lumit Drin, duke theksuar se prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.

Teksa jep detaje në lidhje me prurjet dhe nivelet aktuale të Hec-eve të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës, KESH-i shton se do të vijojë të monitorojë situatën duke garantuar sigurinë e plotë të digave, furnizimin me energji elektrike të konsumatorit vendas dhe shmangien e ndikimit negativ të shkarkimeve në zonën e nën-Shkodrës.

Njoftimi i KESH-it:

PËRDITËSIM I SITUATËS

Situata në kaskadën e lumit Drin, datë 28.01.2021, ora 08:00 ;

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

* Hec Fierzë 290.58 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd )

* Hec Koman 172.85 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd )

* Hec Vau i Dejës 74.55 mmnd ( kuota max. 76 mmnd )

Prodhimi në të tre Hec-et është :

* Hec Fierzë, 8.400 MËh (ditor)

* Hec Koman, 13.587 MËh (ditor)

* Hec Vau i Dejës, 4.320 MËh (ditor)

Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.

Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 975 m3/s.

Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë :

* Hec Fierzë – 476 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.

* Hec Koman – 673 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.

* Hec Vau i Dejës – 441m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga portat.

KESH do të vijojë të monitorojë situatën duke garantuar sigurinë e plotë të digave, furnizimin me energji elektrike të konsumatorit vendas dhe shmangien e ndikimit negativ të shkarkimeve në zonën e nën-Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu