Këshillat për Konkurencën/ Braçe: Krijoni hyrje të reja në treg, ndaloni abuzimin

0

Braçe: Ti ndajmë gjërat, cfarë është e qeverisë është e qeverisë. Konkurenca duhet të ketë impaktin e saj te mallrat dhe shërbimet. Inflacioni ka problematikat e veta, ndikon dhe konkurenca. Në muajin prill ndryshimii indeksit arriti në 6%, po ka një ngadalësim të normës së inflacionit. Rritja vjetore është ndikuar nga cmimet dhe pijet jo alkoolike. Brenda grupit të ushqimeve, cmimet e nëngrupit u rritën me 24.9%, pasuar me drithërat, vaj e vezë, ëmbëlsira. Pjesa më e madhe e prodhuar në vend, janë cmimet e pandemisë. Padiskutim se këto janë dhe cmimet nga importet. Energjia, nafta, gazi dhe të lëndëve të para, ato më të domosdoshmet, në bujqësi, me efekt të gjërë mbi prodhimin. Konkurenca është një e mirë publike, nuk lind dot vetvetiu, sic lind era apo shiu. Varet nga liria, nga aksesi në treg, nga fuqi ekonomike, nga favoret. Cmimet e tilla kanë brenda dhe mungesën e konkurencës. Unë besoj te zgjimi i institiktit të majmunit, e bën njëri e pastaj të gjithë, rritjen e çmimit. Jo janë marrëveshje në vite. Orizin 95% të tregut e kanë 4 kompani, perimet e freskëta… Në krahasim me 2021, janë ulur importet me 75%, ku është efekti i luftës këtu? Importet në mars të 2021 janë rieksportuar, nuk janë ulur cmimet këtu. Dua t’ju them, tregjet te ne kryesore janë të meta, nuk ndryshon asgjë. Tregu i naftës sot ka 4 operatorë kryesore, njëri iku. Krijoni mundësi për hyrje të reja në treg. Duhet ndaluar abuzimi, ndani mendjen ose me tregtarët ose me fshatarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu