Këshilli i Ministrave merr vendimin. Ilir Proda emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

0

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot emrin e Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit. Pas propozimit të ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, Proda ka marrë “Ok” e kryeministrit.

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri Hoxha dha lajmin për emërimin e Prodës si kryepolic.

“Kandidati i cili sot u emërua në krye të policisë do të jetë në krye të policisë dhe pas emërimit të Prodës do të hapet gara për emërimin e 12 drejtorëve të qarqeve dhe drejtorëve të departamenteve në Drejtorinë e Përgjithshme.
Përzgjedhja do të bëhet me garë dhe kandidatët do të aplikojnë për postet përkatëse, proces që do të përfundojë brenda tetorit”, tha ministri Hoxha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu