Këshilli i Ministrave miraton 50 milionë lekë ndihmë financiare për familjen e Saimir Hoxhës

0

Këshilli i Ministrave ka vendosur dhënien e një ndihme prej 50 milionë lekësh për familjen e efektivit të vrarë një ditë më parë në Lezhë, Saimir Hoxha, i cili u ekzekutua nga i riu Aldi Rama.

Për dhënien e kësaj ndihme ministri i Brendshëm ka propozuar ndryshimin e ligjit “Për buxhetin e viti 2021” dhe sipas vendimit i cili është miratuar sot nga qeveria, ndihma prej 5 milionë lekësh (të reja) do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Ditën e sotme ministri Çuçi bëri me dije se familja do të përfitojë një pension të rregullt së bashku me fëmijët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu