Këshilltari i Erdogan: Mund të ketë takim Erdogan-Kurti-Vuçiç

0

PRISHTINË- Shqiptari nga Shkupi, Sabri Demiri, këshilltar kryesor i presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka pranuar se ky i fundit mund të përfshihet në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Dialog që aktualisht po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Në një intervistë për “KlanKosova”, Demiri ka lënë të kuptohet se Erdogan po pret që të shohë se çfarë rezultati drejt marrëveshjes finale mund të çojnë takimet e nivelit të lartë në Bruksel dhe pastaj të përfshihet si ndërmjetësues në dialog.

“Ia kemi shprehur këtë edhe presidentit [Aleksandër] Vuçiç dhe pas vizitës që do të bëjmë në Kosovë, apo ndoshta edhe më herët me krerët e Kosovës. Ne kemi shprehur interesin që të ndihmojmë, mirëpo momentalisht kemi pritur që takimet në Bruksel mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti të marrin një përfundim dhe të shohim se deri ku po vijnë me këtë marrëveshje dhe që pastaj të ndërhymë edhe ne që të jemi ndërmjetësues dhe të ndihmojmë në këtë rrugë të marrëveshjes,”- ka deklaruar ai.

Deklarata e tij ende nuk është komentuar as nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe as nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu