Këta janë babë e bir që iu bë sot atentat në Dukagjin:Drejtues të lartë, forca të RENEA-s dhe FNSh në kërkim të autorve

0

Shtetasit Zef Guri, 73 vjeç dhe djali i tij, Gjin Guri 43 vjeç  ranë pre e atentatit me armë zjarri të regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në mal të Shoshit në Dukagjin, ku mbeti viktimë babai dhe i plagosur rëndë i biri.

Dyshohet se shënjestra e atentatit të sotëm ka qenë Gjin Guri, një person me të shkuar kriminale, për shkak të konflikteve për parcelat me kanabis në mal të Shoshit në Dukagjin.

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë janë vonuar. Mësohet se një grup i uniformave blu janë nisur me helikopter për shkak të terrenit të vështirë malor.Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, sikurse shërbimet e RENEA-s dhe të FNSh-së janë vënë në aksion për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shkodër/Informacion shtesë

Në drejtim të Dukagjinit janë nisur drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shërbime të Repartit Special RENEA dhe FNSh-së, ekspertë kriminalistë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda nga Departamenti për Policinë Kriminale në DPPSh, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Gjin Guri nuk është një emër i panjohur për autoritetet pasi është arrestuar më herët për disa vepra penale. Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në vitin 2015 figuronte në listën e 10 personave të shpallur në kërkim si i dyshuar se ka qëlluar me armë ndaj helikopterit të Policisë, në një aksion anti-kanabis në parcelat me kanabis në Njësinë Shosh në Dukagjin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu