Këto janë pyetjet më të sheshta në lidhje me Koronavirusin dhe vaksinat anti-covid

0

Gjigandi mediatik CNN ka përgatitur një shkrim me disa nga pyetjet më të shpeshta që njerëzit nga e gjitha bota kanë bërë në lidhje me koronavirusin dhe vaksinat anti-covid. Sipas CNN, janë më shumë se 150 mijë pyetje, të cilat shtohen çdo ditë, në lidhje me pandeminë, ndërsa ka renditur disa nga më kryesoret, të cilave iu ka kthyer përgjigje.

Në faqen zyrtare të CNN është publikuar edhe një link në të cilin të interesuarit mund të klikojnë dhe kërkojnë me fjalë kyçe për të parë një përgjigje në lidhje me një pyetje që ata mund të kenë, ose që duan të bëjnë.

Por, cilat janë disa nga pyetjet më të shpeshta të drejtuara nga lexuesit e CNN:

Si mund të siguroj unë një test Covid-i falas?
Nëse nuk mund të bëj dot një test anti-covid në këto momente, si mund të dalloj nëse kam covid apo ftohje, ose grip të zakonshëm?
Si mund të siguroj një maskë kundër Covid falas?
A janë maskat e leckës më të sigurta dhe cili është lloji i maskës që duhet të përdor për tu mbrojtur nga varianti i ri i Omicron?
Çfarë është sindroma MIS-C, dhe a prek kjo vetëm fëmijët me Covid apo edhe të tjerët?
A mund të nxjerrin testet anti-gjen nëse jam i infektuar me Omicron ose jo?
A mund të marr unë tani një vaksinë përforcuese? A duhet që fëmijët të marrin një vaksinë përforcuese?
A do duhet të bëjmë vaksina specifike kundër Omicron?
Cili është ndikimi i Omicron në shëndetin e fëmijëve dhe a është e sigurt që fëmijët të kthehen në shkolla, duke parë përhapjen e këtij varianti?
A janë njerëzit e vaksinuar plotësisht të sigurt dhe të mbrojtur nga varianti i ri Omicron?
Sa i rrezikshëm është Omicron në krahasim me Deltën dhe sa shpejt po përhapet ai në Shtetet e Bashkuara?
Sa më duhet të izolohem nëse dal se jam i infektuar me variantin Omicron?
Çfarë duhet të bëj nëse kam pasur kontakt me dikë që është infektuar me Covid dhe sa më duhet të qendroj në izolim?
Çfarë e bën ndryshe variantin omicron nga variantet e tjera të koronavirusit?
A kanë rrezikshmëri njerëzit e vaksinuar nga Omicroni?
Ne jemi shumë njerëz në shtëpi, dhe nuk kemi teste mjaftueshëm për të gjithë. Si mund ti sigurojmë disa falas?
Çfarë duhet të bëj nëse nuk mund ti nënshtrohem një testi anti-covid përpara se të marr pjesë në një festë?
A është e mundur që të jem i infektuar në të njëjtën kohë edhe me Covid edhe me grip? Dhe cili është ndikimi që ka në trupin tim?
A mund të bëj në të njëjtën kohë edhe vaksinën kundër covid edhe atë kundër gripit?
Jam infektuar njëherë me covid-19. A mundet që të infektohem edhe me Omicron?
Këto janë disa nga mijëra pyetjet më të shpeshta të renditura sipas CNN që lexuesit e saj kanë bërë në lidhje me Koronavirusin dhe të gjitha variantet e tij. Këtyre pyetjeve i ka kthyer përgjigje në një podcast Doktor Sanjay Gupta. (Përshtatur nga CNN)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu