Kevin i ‘Home Alone’ bëhet baba për herë të parë,njofton lindjen e vogëlushit

0

Macaulay Culkin është bërë baba për herë të parë. Personazhi i famshëm i filmit ‘I vetëm në shtëpi”, sot 41-vjeç, është bërë baba i një djali nga e dashura e shumë viteve Brenda Song.

Emri i zgjedhur për vogëlushin është Dakota dhe është një nderim për motrën e aktorit që u nda nga jeta në vitin 2008, pas një aksidenti tragjik, në moshën 29 vjeçare.

Fëmija lindi në 5 prill në orën 13:10 në Los Angeles.

Brenda dhe Macaulay janë njohur së bashku në 2017, por e kanë mbajtur lidhjen e tyre larg mediave.

Çifti as nuk kishte njoftuar që ishte në pritje të një bebi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu