Një grua nga India ka kërkuar që Princi Harry të arrestohet, pasi një manipulues në rrjet që hiqej se ishte mbretërori britanik, i kishte propozuar për martesë.
Gruaja e identifikuar si Palwinder Kaur, pretendonte se një lidhje dashurie kishte lindur ‘online’ me një burrë që quhej “Duka” i cili më pas i kishte kërkuar të martoheshin.
Zonja Kaur, e cila duket se ishte manipuluar për të bërë të besonte se po fliste vërtet me Princin Harry, ka ngritur një padi për ekzekutimin e premtimit për martesë “pa asnjë vonesë”.
Ajo madje i ka kërkuar autoriteteve indiane të lëshojnë një mandat ndërkombëtar arresti që policia në Britani të ndalojë Harryn, shkruhet në artikullin zbavitës të “TheSun”.
Peticioni i gruas nga rajoni indian Chandigarh bëhet kundër “Prince Harry Middleton, dhe të tjerëve”.
Në të thuhet: “Kërkesa e këtij peticioni bëhet nga autorja, e cila është gati të paraqitet personalisht për të vepruar ligjërisht kundër Princ Harry Middleton, bir i Princ Charles Middleton, rezident i Mbretërisë së Bashkuar.
“I drejtohet policisë britanike për të vepruar kundër tij pasi megjithë premtimin për martesë ndaj ankimueses, nuk e ka realizuar premtimin e tij”.
Sipas raportimeve, kur ajo u pyet nga gjykatësi vendas Arvind Singh Sangwan, pranoi se nuk kishte qenë kurrë në Britani dhe nuk ishte takuar kurrë personalisht me Princin Harry, i njohur gjithashtu me titullin Duka i Sussex.
Të gjitha kontaktet dhe premtimet e supozuara të gruas ishin bërë me mediat sociale.
Ajo shtonte se kishte informuar babanë e tij Princin Charles se ishte e fejuar me Princin Harry, por ky i fundit nuk po mbante premtimin e tij për ta martuar.
Autoritetet indiane raportohet se kishin i shpjeguar me simpati vajzës se në rrjet ka shumë profile false të cilat nuk mund të merren si provë për biseda me njerëz të vërtetë.