Kiara dhe Luizi flasin për raportin e krijuar mes tyre. Moderatorja: Po ma bën këtë eksperiencë më të bukur

0

Raporti mes Kiarës dhe Luizit ka qenë në qendër të diskutimeve mbrëmjen e djeshme në Big Brother Vip Albania. Kjo pasi që prej fillimit të këtij edicioni, këngëtari ka shprehur simpati të hapur ndaj moderatores. Gjatë spektaklit, Kiara sqaron ndjesitë ndaj Luizit duke thënë se me sjelljen e tij ai ia ka bërë më të bukur këtë Big Brother. Ndërkohë nga ana tjetër këngëtari u shpreh se ka ndjenja ndaj moderatores, dhe këtë e ka kuptuar se sado mund të mërzitet me të nuk i mban dot inat.

Diskutimet:

Arbana: Si po ndiheni ju të dy?

Kiara: Mirë ka momente të mira, ka momente kur jemi të mendueshëm ,se ndryshe është këtu dhe ndryshe interpretohet nga jashtë.

Arbana: A ke ndjenja ndaj Kiarës?

Luiz: Ndjenja që ka, ka. Diçka ka, se e kuptoj kur bëhem me nerva që prapë nuk mbaj dot inat!

Kiara: Mendova se kjo është strategji e tij në fillim, por me kalimin e kohës, kam filluar ta besoj deri diku nga shikimi. Se këtë e tradhtojnë sytë.

Arbana: Kjo të pëlqen apo jo ?

Kiara: Arbana sigurisht që kjo është lojë dhe kemi hyrë vetëm. Por sigurisht që po të thoja që s’më bëhet qejfi do ishte gënjeshtër se Luizi po ma bën këtë eksperiencë edhe më të bukur. Unë me Luizin kam krijuar një mur, por këtë e bëj dhe jashtë se dua kohë ta njoh dikë.

Luiz: Në fillim nuk prisja që të më hidhej në krahë, normalisht që do bënte të vështirë, por më pas e kuptova se ajo ka natyrën e vetë , rregullat e saj dhe për këtë jam i lumtur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu