Kikia: Censusi do tregojë se sa shqiptarë ka realisht në Shqipëri

0

Gazetari, analisti dhe aktivisti Mentor Kikia, ishte i ftuar në emisionin Infofocus drejtuar nga gazetari Fatos Salliu.

Mes të tjerash Kikia ka komentuar edhe fenomenin e zbrazjes së vendit dhe censusin.

Ai u shpreh se ‘Censusi do tregojë se sa shqiptarë ka realish në Shqipëri. Janë në regjistra, por se dimë sa janë këtu. Shqipëria humbet rregullisht nga 45-50 mijë njerëz, dhe këta janë kryesisht të rinj. Braktisen fshatrat por edhe qytetet e vegjël’.

Më pas ai nënvizoi se ‘shpresojmë që të kemi një lloj ndikimi pasi situata është traumatike dhe parashikimet e organizatave ndërkombëtare janë edhe më dramatike pasi mendohet që në vitin 2050 Shqipëria të ketë 1.2 milion njerëz dhe deri në fund të shekullit që në Shqipëri të mos ketë më shumë se 800 mijë banorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu