Kim Jong Un e pranon zyrtarisht: Kemi mungesë ushqimi në vend

0

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka pranuar zyrtarisht se vendi i tij po përballet me mungesa të ushqimit.

Duke iu drejtuar një takimi të udhëheqësve të lartë, Kim tha: “Situata e ushqimit të njerëzve tani po rëndohet”.

Lideri koreanoverior u shpreh se sektori i bujqësisë kishte dështuar të përmbushte objektivat e tij të grurit për shkak të tajfuneve vitin e kaluar, i cili shkaktoi përmbytje.

Ka raporte që çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje. NK News raporton se një kilogram banane kushton 45 dollarë (32 £).

Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë e saj për të frenuar përhapjen e Covid-19, përcjell abcnews.al.

Si rezultat, tregtia me Kinën ka rënë. Koreja e Veriut mbështetet në Kinë për ushqim, pleh dhe karburant.

Vendi gjithashtu përballet me sanksionet ndërkombëtare, të vendosura për shkak të programeve të saj bërthamore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu