Kim Jong-Un shfaqet me sandale në tapetin e kuq, analisti hedh dyshime se çfarë do të thotë kjo

0

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, tërhoqi vëmendjen gjatë një fjalimi që shënoi themelimin e partisë qeverisëse të Koresë së Veriut të dielën.

Por kësaj radhe nuk bëhet fjalë për ndonjë fjalim të tij, por për zgjedhjen e këpucëve, shkruajnë mediat e huaja.

Siç vënë në pah mediat, Kim doli mbi tapetin e kuq të një salle, i veshur me sandale të zeza me shkëlqim mbi çorape të zeza. Colin Zwirko, korrespondent i lartë analitik për NK News me qendër në Seul, vuri re sandalet, por tha se ishte e paqartë pse Kim vendosi të vishte sandalet, apo nëse i kishte veshur më parë.

Cilado qoftë arsyeja, Kim duket se po ndërmerr hapa kohët e fundit për të mbrojtur shëndetin dhe komoditetin e tij, tha ai.

 

 

“Ai humbi një peshë të konsiderueshme në një periudhë të shkurtër”, tha Zwirko. “Duket se ai është shumë i kujdesshëm me COVID-19 dhe mund të jetë duke u përballur me çështje të vazhdueshme shëndetësore”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu