Kina shënon 100-vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste

0

Kina shënoi 100-vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste në pushtet të enjten, me Presidentin Xi Jinping që mbajti një fjalim ku vlerësoi “botën e re” të krijuar nga njerëzit e vendit të tij.

Festimet filluan me një shfaqje ajrore me helikopterë dhe avionë luftarakë mbi Sheshin Tiananmen të Pekinit.

Presidenti Xi tha në fjalimin e tij që zgjati një orë, se partia kishte arritur qëllimin e saj kryesor për ndërtimin e një shoqërie të begatë gjatë ekzistencës së saj shekullore.

Xi u zotua të vazhdojë forcimin ushtarak të Kinës dhe të ribashkojë ishullin e vetë-qeverisur të Tajvanit me pjesën kontinentale.

 

E themeluar në vitin 1921, Partia Komuniste e Kinës ka sunduar që nga viti 1949, kur forcat nacionaliste të Çan Kai Shisë u larguan në Tajvan pasi u dëbuan nga kontinenti nga forcat e Mao Ce Dunit.

 

Xi dhe partia komuniste gëzojnë sot popullaritet në vend, ndërsa Kina vazhdon mëkëmbjen e saj të shpejtë nga COVID-19 dhe po merr një qëndrim më të vendosur në skenën globale.

Megjithatë, Pekini përballet me kritika nga jashtë për shtypjet në Hong Kong dhe trajtimin e pakicave etnike ujgure në provincën Xinjiang si dhe po përballet me një përkeqësim të perspektivës demografike që rrezikon rritjen ekonomike afatgjatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu