Kishin fshehur 3 kg kokainë në motorin e makinës, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali

0

Dy shqiptarë, 24 dhe 28 vjeç, u arrestuan në provincën e L’Aquila të Italisë pasi u kapën me drogë.

Dy të rinjtë kishin fshehur një sasi droge prej tre kilogramë kokainë në pjesën e motorit të makinës.

Policia ishte vënë në gjurmët e dy shqiptarëve prej disa kohësh, të dyshuar për kryerjen e një operacioni të trafikut të drogës që do të sillte mbi 100 mijë euro.

Operacioni përfundoi me sukses pasditen e së enjtes në orën 18:00, kur makina e monitoruar u ndalua pranë Guidonia, pak jashtë Tivoli, provincës së Romës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu