Kishte fshehur drogën në të brendshmet e tij, arrestohet shqiptari

0

Autoritet greke kanë arrestuar këtë të enjte një shtetas shqiptar pasi është kapur me kokainë.

Mediat e huaja shkruajnë se shqiptari ka qenë duke lëvizur me makinë dhe pasi është pikasur nga policia për veprimet e tij të dyshimta, është larguar me shpejtësi. Policia i është vënë në ndjekje dhe pas disa orësh është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij.

Ndërkohë gjatë kontrollit fizik i janë gjetur 2 pako të mëdha me kokainë me 40gram dhe 5 pako të vogla me kokainë me 10gram, ku sipas mediave të huaja i kishte fshehur brenda të brendshmëve.

Gjithashtu u gjetën edhe 22 thasë metamfetamine kristal. Sipas policisë vlera e lëndës narkotike arrinte deri në 3 mijë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu