Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet pa shenja jete Mimoza Kristo

0

Burime konfirmojnë se viktima u gjet nga familjarët në afërsi të banesës në fshatin Gozhdarazhdë.

Ka qenë vëllai i saj i cili ka deklaruar humbjen e kontakteve me viktimën në datën 20 Prill, dita kur Mimoza Kristo ishte larguar nga banesa.

Ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa u punua edhe nga ana e policisë për gjetjen e saj. Vetëm pak minuta më parë, mësohet se Mimoza u gjet e pajetë, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së 49 vjeçares.

Njoftimi i Policisë për humbjen e Mimoza Kristos:

Më datë 21.05.2023, në Komisariatin e Policisë Kolonjë është paraqitur shtetasi R. K., 45 vjeç, banues në fshatin Gozhdarazhdë, Kolonjë, i cili deklaron se më datë 20.05.2023, i është larguar nga banesa motra e tij 49-vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga ana e Policisë po vijon puna për gjetjen e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu