Kishte mbi 600 mijë ndjekës, “zhduket” sërish Instagrami i Luizit

0

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, vazhdon të jetë akoma një personazh mjaft i komentuar në media.

Atij së fundmi i është bllokuar sërish profili zyrtar në Instagram, në të cilin arriti plot 600 mijë ndjekës.

Kjo megjithatë nuk është hera e parë, pasi faqja e tij deri më tani është sulmuar disa herë.Ky Instagram i artistit shkodran u hap nga partnerja e tij, Kiara Tito, pak ditë para përfundimit të Big Brotherit.

I njëjti në fillim të këtij reality show pati një Instagram që menaxhohej nga një mike e tij, që më pas kaloi te familjarët e krejt në fund iu kërkua nga produksioni i Big Brother VIP Albania.

Ylli i famshëm këto ditë ka qenë mjaft i angazhuar me mbrëmje e koncerte të shumta gjithandej. Ai po shijon famën dhe është kthyer në një nga emrat më të kërkuar nëpër klube.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu