Kishte shkuar për pushime, kush është shqiptaro-amerikani i plagosur aksidentalisht gjatë të shtënave me armë

0

Është identifikuar emri i turistit shqiptaro-amerikan i cili u plagos rastësisht gjatë orëve të vona në qytetin e Sarandës

Ai është shtetasi Mario Jani 33-vjeç, i cili u gjend në kohën e gabuar dhe në vendin e gabuar. Jani u plagos aksidentalisht nga dy atentatorët të cilët qëlluan ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi, përpara biznesit të tij në qytetin bregdetar.

33-vjeçari shqiptaro amerikan rezulton banues në Tiranë dhe ndodhej në Sarandë për të kaluar pushimet. Fatmirësisht plumbat nuk i kanë prekur organet jetësore dhe ai aktualisht ndodhet duke marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor në spital.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm, moment kur dy persona qëlluan me breshëri kallashnikovi nga pronarit të Club Orange Spiro Iljadhi, i cili u transportua me helikopter drejt Traumës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu