Kishte sulme paniku pafund, aktorja e njohur ja doli mbanë me anë të hipnotizimit

0

Reese Witherspoon ka zbuluar se ka përdorur një metodë hipnotizimi për të menaxhuar sulme paniku disa javë para se të filmonte filmin ‘Wild’, në 2014-ën.

Filmi përqendrohet rreth personazhit të Witherspoon, e cila udhëton vetëm drejt Pacific Crest Trail, ndërsa kujton përvojat e seksit rastësor dhe përdorimit të drogës, raporton “Daily Mail”.

Kam pasur sulme paniku për tri javë para se të filloja. Ekzistonte aspekti i lakuriqësisë, seksualiteti dhe përdorimi i drogës, por edhe të qenit vetëm në kamera pa asnjë aktor tjetër”,- tha Witherspoon.

“Kishte ndoshta 25 ditë xhirime ku nuk kisha aktor tjetër përballë meje. Isha vetëm unë, një aparat fotografik dhe një çantë shpine. Kisha shumë frikë ta bëja, kështu që mu desh të përdorja një hipnozë,”- shtoi ajo.

Njerëz të ndryshëm mund të përjetojnë simptoma të ndryshme të sulmit të panikut, por ato zakonisht vijnë me një ndjenjë të papritur, intensive të frikës. Sulmet e panikut mund të vijnë gjithashtu me simptoma fizike, të tilla si djersitje, rrahje të shpejta të zemrës, siklet në gjoks dhe gulçim.

Trajtimi për sulmet e panikut zakonisht përfshin psikoterapi, veçanërisht terapi njohëse të sjelljes. Disa njerëz gjithashtu marrin medikamente që ndihmojnë në pakësimin e simptomave të sulmeve të panikut.

Dhe, për disa, hipnoza mund të jetë një shtesë e dobishme për terapinë. Hipnoza është një teknikë e ligjshme terapeutike, por hipno-terapia e vërtetë është pak më ndryshe nga mënyra se si portretizohet zakonisht në TV dhe në filma.

Në realitet, hipnoza ka të bëjë më pak me kontrollin e mendjes dhe më shumë me krijimin e një gjendjeje relaksimi dhe qetësie të thellë që mund të ndihmojë në lehtësimin e llojeve të tjera të trajtimit ose terapisë, shpjegon “Shoqata Psikologjike Amerikane” (APA).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu