Kjo është 23-vjeçarja që u vra në Malin me Gropa. Babai thuri planin, vëllai e vrau me plumb në kokë

0

 

Vajza që shihni në foton e mëposhtme është Eglantina Buci, 23-vjecarja që u ekzekutua në mënyrë makabre nga vëllai i saj me plumb në koke, pas një plani të kurdisur prej tij ne bashkepunim me të atin.

Nga Eglantina Buci
Ngjarje e rëndë ka ndodhur në vitin 2012, ndërkohë që vetëm një ditë më parë është zbardhur e plotë, ku rezultonte se e reja është vrarë dhe varrosur nga familjarët.

Mësohet se i babai të Eglantina Bucit e kishte planifikuar krimin e rëndë, ndërsa i vëllai ishte ekzekutori.

Vajza është marrë te zona e Freskut nën kërcënimin e armës dhe është ekzekutuar në Malin me Gropa, ku menjëherë pas krimit vëllai i viktimës e ka lënë trupin aty dhe është larguar. Pas tre-katër ditësh, i ati dhe vëllai i viktimës janë rikthyer në vendngjarje, kanë marrë trupin e pajetë të të resë dhe e kanë groposur rreth 500 metra më tej, nga frika se banorët e zonës mund ta gjenin.

Pas një muaji, një gjuetar ka gjetur pjesë eshtrash të 23-vjeçares, të cilat ishin nxjerrë nga kafshët e egra. Nisur nga eshtrat e sekuestruara dyshohet se viktima është ekzekutuar me një plumb në kokë, që përshkon nofullën e majtë dhe del në pjesën e pasme të kafkës.

Gjatë mbrëmjes së kaluar, janë thirrur në polici rreth 8 familjarë dhe të afërm të vajzës, të cilët janë pyetur nëse kanë pasur dijeni mbi ngjarjen e ndodhur më 2012-ën. Të gjithë familjarët, përfshi edhe nënën e viktimës, kanë thënë se nuk kanë pasur dijeni për vendndodhjen e vajzës, që prej vitit 2012.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu