Kjo është arsyeja pse qentë nxjerrin kokën jashtë dritares së makinës

0

Qentë duket se nxjerrin kokën nga makinat në lëvizje pothuajse në çdo rast. Çfarë është kaq e mrekullueshme kur fytyra e tyre ledhatohet nga era?

Sipas një hulumtimi shkencor mbi fenomenin, ajo që ndjekin qentë janë aromat.

Disa muaj më parë, në një postim rreth qenve, shpjegohet se membranat e kanë madhësinë e një pulle postare dhe mbajnë rreth 5 milion receptorë të nuhatjes, ose “qelizat e aromës”, ndërsa një qen i madh ka një membranë nuhatjeje më shumë se 225 milion receptorë.

Ndërkohë që ajri lëviz mbi membranën e nuhatjes, molekulat e aromës vendosen në receptorët e aromës dhe njihen. Sa më shumë ajër të rrjedhë mbi membranën, aq më shumë aroma mund të zbulojnë qentë. Pra, kur një qen e nxjerr kokën nga dritarja, është si të adhuroni aromat që nuhasni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu