Kjo është nëna e dy fëmijëve që humbi jetën në spitalin privat. Procedohen dy mjekë. Emrat

0

 

Dy mjekë të klinikës private “Kristi” në Korçë janë proceduar penalisht pasi dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të një paciente.

Pacientja 39-vjeçare, Xhensila Duka ditën e djeshme (19 shtator) ka ndërruar jetë rreth orës 16:30. Ajo kishte shkuar në klinikën private për të kryer kontroll shëndetësor ku pas anestezisë nuk u ngrit më.

Si pasojë, policia ka proceduar penalisht mjekun Ilir Bibolli, 62 vjeç dhe Marinela Postol infermiere 39 vjeçe, banues në Korçë.

Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu