Kjo është nëna me dy vajzat nga Fushë Arrëzi që humbën jetën nga korenti

0

Prendushe Kola, Sidorela Kola dhe Emiljana Kola janë personat e familjes Kola të cilët ndërruan jetë pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike e për pasojë vdiqën.

Ngjarja tragjike ndodhi më 28 Maj. Njëra prej vajzave është futur për t’u larë në dush kur papritur ra në kontakt me rrymën elektrike. Ajo thirri për ndihmë motrën e saj por edhe ajo sapo është futur në tualet ka humbur jetën. Nëna e dy vajzave iu ka shkuar në ndihmë atyre por sapo ka prekur dorezën e derës edhe ajo ka humbur jetën për shkak të kontaktit me energjinë elektrike.

FOTO- Korenti u mori jetën, kjo është nëna me dy vajzat nga

Edhe djali i familjes ju ka shkuar në ndihmë motrave dhe mamasë por fatmirësisht ka shpëtuar mirë, duke marrë vetëm disa plagë të lehta e jashtë rrezikut për jetën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu