Kjo është princesha 18-vjeçare që refuzoi të gjitha paratë që i takojnë

0

Vajza e madhe e mbretit Willem-Alexander ka kaluar provimet e Vitit të 4 të shkollës dhe do të marrë një vit pushim.

Princesha Amalia, trashëgimtarja e fronit Hollandez, i ka shkruar kryeministrit që të heqë dorë nga e drejta e saj për 1.6 milion € (1.4 milion £) në vit në të ardhura dhe shpenzime personale dhe shtëpiake, sepse pranimi i këtyre parave do ta bënte atë të ndihej keq.

Amalia, vajza e madhe e mbretit Willem-Alexander, e cili të enjten provimet e maturës tha në një letër të shkruar, drejtuar Mark Rutte se ajo nuk do që të marrë pagesën që i takojnë deri sa ajo të marrë detyrat e saj mbretërore.

“Më 7 dhjetor 2021 do të jem 18 vjeç dhe, sipas ligjit, do të marr një ndihmë,” shkroi Amalia në një letër të botuar nga një televizion publik Hollandez, NOS. “Më duket e pakëndshme për sa kohë që nuk bëj asgjë për të si kthim, dhe ndërsa studentët e tjerë e kanë një kohë shumë më të vështirë, veçanërisht në këtë periudhë të koronavirusit.”

Amalia tha se kishte ndërmend të merrte një vit bosh dhe më pas të fillonte studimet e saj universitare. Ajo tha se do të kthejë 300,000 € në vit të ardhurat këto që ajo duhet të marrë dhe ka marrë çdo vit për sa kohë ka qenë studente. Gjithashtu ajo tha se nuk do të kërkojë 1.3 milion € para këto që gjithashtu i takojnë dhe i kalojnë asaj për shpenzime derisa ajo të punojë për t’ja kthyer vendit të saj duke marrë detyrat si pjesë e familjes mbretërore.

NOS tha se vendimi i saj shënoi herën e parë në histori që një anëtar i familjes mbretërore refuzojnë pagën që i takon, jetesën pa taksa dhe paratë për shpenzime. Monarkia Hollandeze ka kapërcyer Britaninë si më e shtrenjta në Evropë, sipas një studimi të vitit 2012.

Qeveria Hollandeze vitin e kaluar ra dakord për një buxhet mbretëror prej 47.5 milion € për 2021, duke mos përfshirë koston e vizitave shtetërore ose mirëmbajtjen e pallatit, me Mbretin Willem-Alexander duke marrë një pagë 998,000 € dhe 5,1 milion € në shpenzime zyrtare.

Gruas së tij, Maxima, iu ndanë 1,1 milion €, ish-Mbretëresha Beatrix 1,7 milion € dhe Amalia 1,6 milion €. Nën presionin e partive të opozitës, Rutte ra dakord për një rishikim të kostos vjetore, por paralajmëroi për rreziqet “populiste” të një diskutimi të tillë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu