Kjo është shqiptarja që qëlloi me armë burrin grek, zbulohet sherri me mjekun okulist në Athinë (EMRI + FOTO)

0

Klodiana Çelo është shqiptarja, që qëlloi me armë zjarri bashkëshortin e saj.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Filikis Eterias”, në Chalandri, të Greqisë. Ajo e ka qëlluar me armë zjarri disa herë në bark bashkëshortin, me të cilin ndodhej në një proces gjyqësor për sa i përket kujdestarisë së fëmijës dhe detyrimeve që rrjedhin prej saj.

I plagosuri, i cili ndodhet në spital dhe po lufton për jetën, është identifikuar si Jorgos Neos, mjek okulist i njohur në Athinë. Shqiptarja është arrestuar nga policia dhe sipas informacioneve shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jenë bërë konfliktet familjare.
Siç është bërë e ditur deri më tani, gjithçka ka ndodhur para syve të vajzës së tyre 13-vjeçare. Menjëherë kanë ndërhyrë kalimtarët që thirrën policinë dhe ambulancën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu