“Stuck with You”, e cila u publikua më 8 maj 2020, iu dedikua pandemisë dhe dhuroi 100% të fitimeve nga transmetimi dhe shitjet në një fondacion First Responders Children’s Foundation.
Një bashkëpunim midis Grande, Bieber, Scooter Braun’s SB Projects, Republic Records dhe Def Jam Recordings, fitimet e këngës do të përdoren për të ndihmuar familjet e personave që kanë qenë në vijë të parë – punonjësit e kujdesit shëndetësor, mjekët dhe zjarrfikësit – të cilët mbeten në vijën e parë të pandemisë.
Pra të gjitha përfitimet financiare nga klikimet dhe shitjet online, që shkojnë në ndihmë të familjeve të mjekëve dhe infermierëve.
Shuma sot ka arritur në mbi 3.5 milionë dollarë, për të gjithë punonjësit, në vijë të parë në luftën me pandemisë koronavirus.